English

Maqedoni, sot shpallet zyrtarisht vendimi për zgjedhjet e parakohshme

Shkup, 15 prill, NOA - Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski, sot do të nënshkruajë vendimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 5 qershor.

Vendimi i kryeparlamentarit Veljanovski vjen një ditë pas shpërndarjes së Parlamentit, ku pati akuza të ashpra midis pozitës dhe opozitës, informon agjencia e lajmeve INA.

Kodi zgjedhor parasheh që zgjedhjet të mbahen me një afat prej 60 ditëve nga dita e shpërndarjes së Parlamentit.

Sipas afateve ligjore, partitë dhe pjesëmarrësit e tjerë në zgjedhje duhet që më së voni deri më 5 maj të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputet.

Fushata zgjedhore fillon më 15 maj dhe ajo do të zgjasë për 20 ditë, për shkak se bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme.

Përbërja e deritanishme parlamentare ishte e gjashta nga pavarësia e Maqedonisë, e zgjedhur gjithashtu në zgjedhjet e parakohshme, të dytat parlamentare të qershorit të vitit 2008.

Prej sot partitë politike kanë nisur aktivitetet intensive për hartimin e listave të kandidatëve për deputetë, por edhe përgatitjet për fushatën zgjedhore.

Zgjedhjet e parakohshme pritet të zhvillohet në një fushatë të ashpër midis partive politike dhe me një prani të monitoruesve ndërkombëtarë nga OSBE/ODIHR dhe organizatave të tjera.

NOA-INA

KOMENTE