Florida, 15 Prill NOA - Mollët janë të afta të reduktojnë peshën dhe kolesterolin HDL tek femrat.
Ky është rezultati i një kërkimi të Florida State University, i drejtuar nga doktor Bahram Arjmandi dhe i prezantuar në një konferencë në sektorin Experimental Biology në Washington.
Eksperimenti është bazuar mbi 160 femra mes moshës 45 dhe 64 vjeçare të cilat janë ndarë në dy grupe: i pari ka konsumuar për një vit 75 gramë kumbulla, ndërsa i dyti 75 gramë mollë për një vit. Për tu theksuar është se në periudhat 3, 6 dhe 12 mujore, vullnetaret i janë nënshtruar analizave të gjakut.
Rezultati ishte tepër i qartë, në grupin e dytë u vu re efekti i mollëve që kishte ndikuar në reduktimin e peshës së femrave dhe në shmangien e kolesterolit HDL.
r.b/NOA