English

Moratti: Inter, faleminderit për gjithçka

Milano, 15 Prill NOA - Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve presidenti i Interit Massimo Moratti nëpërmjet sitit zyrtar të skuadrës ka dërguar një mesazh në drejtim të tifozëve dhe vetë ekipit.

“Sot dua të falënderoj të gjithë lojtarët që gjatë viteve të fundit dhe në këtë aktual, i ka sjellë të gjithë tifozëve interist, përfshirë këtu dhe mua, shumë gëzim dhe suksese për të cilat gjithmonë do të ndihemi krenarë. Jam i bindur se, së bashku me tifozët, që në vazhdimësi do të na dhurohen sadisfaksione të tjera”, - këto ishin fjalët e presidentit ziklatër të cilat ai i përcolli nëpërmjet një mesazhi në internet në faqen e skuadrës të Interit.

r.b/NOA

KOMENTE