Meksikë, 15 Prill NOA - Jo të gjithë fansat bëjnë gjithçka për idhujt e tyre. këtë fakt e ka konstatuar Shakira në Meksikë, gjatë një show në Monterrey, kur u afrua tek fansat e saj për ti përshëndetur, ku në një çast vuri re se i rrëshqiti nga dora një unazë.
Video është shpërndarë në rrjetin e internetit dhe në këto imazhe shfaqen zhgënjimi që pëson këngëtarja, kur kupton atë çka kishte ndodhur.
Megjithatë dhe pse kapi atë çka po ndodhte ajo vazhdoi të këndonte dhe të përshëndeste fansat e tjerë, një fakt ky i pohuar dhe nga revista “Quien”.
r.b/NOA