Tiranë, 15 Prill, NOA - Gazetat shqiptare flasin mbi gjithçka ndodhi dje në një seancë të Parlamentit Evropian, ku kryeparlamentarja Topalli ka “kryqëzuar” eurodeputetin Viktor Boshtinaru, i cili doli kundër vendimit të heqjes së vizave për Shqipërinë.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Vajzat 8 e 10 vjeç/ Ofronte të bijat për pedofilët, arrestohet”, i cili flet për arrestimin e bujshëm dje në Korçë të një babai monstër, që shiste për marrëdhënie seksuale ndaj klientëve, dy vajzat e mitura.
“Zogaj: Gjykata shpalli pafajësinë time, operativin e fundit të Sigurimit e kam takuar në vitin 1982”, është një tjetër artikull i gazetës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Atentatet, policia pyet shoferin e Tan Leprit dhe Ardit Kajën”; “Të përndjekurit, lista me 352 emrat që marrin paratë”; “Vizat, Topalli debat me eurodeputetin rumun” etj.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “E Paprecedentë/ Ambasada amerikane ndërpret marrëdhëniet me shekullin”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete letrën e fundit që i ka mbërritur kësaj redaksie për një shkrim opinion ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë, për të cilin ai thotë se ishte fyes.
“Flet Mustafa Nano: Ja pse po e mbyll faqen time online” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Prokuroria: Skema e atentatit të Tan Leprit, mbrëmjen e 24 Marsit”.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Zhduken eshtrat e Fishtës dhe Mjedës”, i cili citon skandalin sesi varret ‘Monument Kulture’, shiten për 3 milionë lekë.
“Nënë Ferideja: Edi Ramën e kam evlatin tim, e urova për dasëm, s’i vajta dot” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar të moshuarës së burgosur për hashash.
Kurse “Lezhë, premtimi/ Viktor Tushaj: Qyteti ynë, me universitet” flet për premtimet e kandidatit demokrat të qytetit verior.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Topalli, replika dhe refuzime në BE”, i cili tregon sesi kryeparlamentarja Topalli ka replikuar dje me eurodeputetin Boshtinaru.
“21 Janari, rikthehet prokurori amerikan” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Prangoset babai tutor që shfrytëzonte vajzat e mitura”, “Vdesin nga drita, pas tri ditësh errësirë” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Bruksel/ Topalli kryqëzon Boshtinarun, PS i del avokate”, i cili pasqyron debatin në PE të kryeparlamentares sonë me eurodeputetin që doli kundër vendimit të heqjes së vizave për Shqipërinë.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Basha: Si do ta lehtësojmë biznesin”.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Shaban Sinani zbulon rrënjët e etnosit shqiptar”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 15 Prill 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.