Vlorë, 15 prill 2011, NOA- Një 14-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në qytetin e Vlorës ndërsa ka qenë duke u larë në det.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Uji i ftohtë”, ku djaloshi me iniciale R.S ka gjetur vdekjen, pasi së bashku me shokët e tij ishte duke u larë në det.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se i riu ka përplasur kokën në shkëmb ndërsa ka tentuar të zhytej, çka mendohet se ka qenë edhe shkaku që ka çuar në këtë fund tragjik për 14 vjearin.
a.y/NOA