English

Përplasen makinat, aksidentohen dy të rinj në Lushnje

Lushnje, 15 prill 2011, NOA- Një aksident është shënuar pak minuta më parë duke lënë të plagosur dy të rinj.

Fshati Dushk në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë është vendi në të cilin është përplasur një makinë me një kamionçinë, duke bërë që një djalë dhe një vajzë të marrin dëmtime dhe fraktura.

Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e shpejtë dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushk ku një makinë me targa të Tiranës në të cilën udhëtonin dy të rinj është përplasur me një kamionçinë me targa të Lushnjes.

Sipas të dhënave paraprake të policisë mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e makinës në të cilën ndodheshin dy të rinjtë.

a.y/NOA

KOMENTE