Tiranë, 15 prill 2011, NOA- Deputeti socialist Eduard Shalsi që nga njësia bashkiake numër 2 deklaroi se kandidati i maxhorancës Lulzim Basha gënjen lidhur me taksat.
“Erdhëm pranë njësisë bashkiake numër 2, banor i së cilës është edhe qytetari dhe kryeministri i vendit, Sali Berisha. Kandidati i radhës i Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës flet për 82 taksa dhe tarifa vendore që me demek paguajnë qytetarët e Tiranës. Ne u interesuam pranë njësisë bashkiake sesa taksa ka paguar gjatë vitit të kaluar qytetari Sali Berisha dhe se sa duhet të paguajë. Mësuam se ky qytetarë, ka paguar tre taksa gjatë vitit të kaluar dhe dy taksa këtë vit. Por nuk dimë të themi se çfarë po ndodh”, u shpreh Shalsi.
Sipas tij deklarata e kandidatit Basha për 82 taksa të bashkisë është e pavërtetë.
Shalsi tha se janë dy mundësi që të qëndrojnë thëniet e kandidatit të maxhorancës,
ose Sali Berisha ka bërë evazion fiskal duke mos paguar 79 taksa, ose kandidati i tij i radhës, i çoroditur nuk e ka idenë se për çfarë flet, ose thotë çdo gjë lloj gjëje që i vënë në gojë.
a.y/NOA