Tiranë, 15 Prill 2011 NOA - Është ndarë sot nga jeta, Doktori i Shkencave Mustafa Gërxhaliu, i njohur si njeriu i letrave shqipe.
Ai ka shërbyer për vite me radhë në fushën e arsimit dhe kulturës, me një vullnet shembullor dhe devotshmëri, duke merituar gradën doktor i shkencave.
Gërxhaliu shërbeu si pedagog dhe më tej si shef i Seksionit të Arsimit në Durrës.
Po ashtu profesor Gërxhaliu ka qenë edhe kryeredaktor i gazetës së përjavshme “Mësuesi”.
Gërxhaliu ka qenë edhe drejtor i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Detyrat drejtuese të z.Gërxhaliu kanë vazhduar edhe në Institutin Akademik të Folklorit, në Akademinë e Shkencave e të tjerë, duke dhënë një kontribut të çmuar në të gjitha fushat ku ka punuar.
Familja njoftoi sot se varrimi i të ndjerit, bëhet ditën e shtunë datë 16 prill 2011, në orën 11.00, duke u përcjellë nga banesa e tij në rrugën “Myslym Shyri”, pallati nr 46, shkalla 2, ap. 15, në Tiranë.
e.t/NOA