English

Thaçi: Ne po realizojmë projektin e ëndrrave të Kosovës

E premte, 15 prill 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Fehmi Mujota morën pjesë sot në ceremoninë e fillimit të shtrirjes së metrave të para të asfaltit, në seksionin 3 të autostradës Vërmicë- Merdare.

Sipas Thaçit fillimi para kohe i këtij asfaltimi është një sukses jashtëzakonisht i madh i Kosovës dhe i kompanisë që është marrë me ndërtimin e saj.

“Ne po realizojmë projektin e ëndrrave të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve. Ky është projekti i munguar historik për Kosovën, pasi autostrada Vërmicë-Merdare është projekt historik për Kosovën evropiane dhe për integrimin e shqiptarëve në BE, Kjo është autostrada e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës”, deklaroi kryeministri i Kosovës.

Sipas tij, do të vazhdojnë më tej punët në autostradën Prishtinë- Shkup dhe nga Prishtina në drejtim të Pejës e Mitrovicës.

Më tej kreu i qeverisë kosovare tha se, “Ne jemi shtet i ri por jemi vend i mundësive të mëdha dhe këto mundësi po shfrytëzohen maksimalisht”.

a.y/NOA

KOMENTE