Nga Gëzim Llojdia*
Çfarë do t’u kërkoja kandidatëve për kryetar që do të mund të bënin për Vlorën?
1- Galeri arti
Një plejadë e shquar artistësh të telajos, kanë ardhur në jetë në pikërisht në këtë qytet,në rrugicat e tij aty kanë gërmëzuar fjalët e para. Një provincë mund të konsiderohej atë kohë qyteti buzë detit, por që nxori piktorë të një niveli. Por si u ngjiz kjo shkollë arti e pashpallur në realitet?
E pimë me fund gotën e dehjes, mund të quhet për treshen, që formoi në vitet e një kohe, një shkollë pikture të veçantë, piktorët e ardhur prej andej, dmth nga pjesa e atij qyteti detar, quheshin “piktorë të shkollës vlonjate”. Edhe në vitet ’50, Vlora njihte vetëm një piktor. Ky ishte mësuesi i pasionuar Vasil Talo. Vërtet pak vepra krijoi ky mësuesi ynë pikturist, njëra i ka mbetur edhe sot “Peshkatari i vogël”,por ky autodidakt,kishte vërtet një shpirt të mirë prej artisti. Një grup piktorësh sollën një shkollë më vete pikture në këtë qytet.
Nestor Jonuzi, Skënder Kamberi, Agron Dine dhe mw vonw Agim Sulaj, një peisazhist, me një frymë skrupuloze, Zihni Veshi, Edi Kojani, Ovenaz Rrapi, Zamira Xhafa, Agron Jakupi.
Por brenda shkollës së vërtetë përfshihen edhe dy piktorë të njohur Rakip Shabani dhe Sabudin Xhaferi apo Ilmi Bani dhe Luan Toto.
Sot do të numërohen dhjetëra ushtarë të kësaj shkolle.
E gjithë kjo ushtri artistësh ka krijuar një pasuri kolosale dhe më vlerë për kulturën e këtij qyteti ende nuk ka një galeri arti, ku të shiten dhe të blihen apo të ruhen veprat e autorëve të kësaj shkolle pikture e vetme e këtij lloji në Shqipëri.
Qyteti i flamurit ka një karakteristikë edhe të veçantë sepse deti, plazhet me diell e rërë, monumentet e kulturës, historia, tradita ndërthurin një pjesëmarrje qindra vizitorëve nga globi. Duke qene se qyteti ka potenciale për te qene një destinacion turistik atëherë duhet te bëhen përpjekje qe te krijohen kushtet minimale për te arrire edhe në programe,t që një galeri arti i duhet këtij qyteti.
U duhet vizitorëve të huaj dhe qytetit galeria që do të ruaj brenda vepra arti jo të piktorëve të botës por të krijuesve të këtij qyteti.
2-Muze për sportin
Sporti, që kishte pushtuar mendjet nxori skuadrën e këtij qyteti,që rrëzoi në arenën ndërkombëtare disa skuadra të nivelit botëror, njëra prej tyre Barcelona. Ishte, një ekip vajzash basketbolli që solli kupë trofe, në Vlorë. Vitete80’ e bëjnë të pashembshme vizionin e Flamurtarit të madh. Ai ekip gjunjëzoi Barcelonën dhe rrëzoi Partizanin e Beogradit.
“Partizani” i Beogradit në atë kohë mbërrinte nga ajo pjesë e ngrysur e Ballkanit. Në Vlorë, kjo skuadër gjeti një tjetër skuadër që ishte gati ta hante të gjallë. Ishte politika e kohës, që e konsideronte atë një lojë politike. Situata në Shqipëri ishte e ndezur. Propaganda ishte drejtuar tek “Flamurtari”. Presionet dhe trysnia ishte e jashtëzakonshme. Fitorja 2 – 0 në Vlorë me gol të Iliadhit, dhe një autogol. Temperatura u rrit përpara se të shkonim në Beograd. Përpara se të kapërcenim kufirin na thanë: Duhet të fitoni se kjo është një lojë politike. Situata në Beograd ishte tjetër. Ata e konsideronin thjeshtë një lojë. Goli i Kushtetutës çliroi nga dy përgjegjësi, ajo politike dhe ajo sportive. Pas minutës së ’72 kualifikimi ynë ishte i sigurt. U kualifikua edhe pse në Beograd humbëm me 2 – 1. Kështu e rrëzuam “Partizanin” e Beogradit, e cila mbante në skuadër emra të mëdhenj, Smajç, Xhurobski dhe Katanec. Ky i fundit është sot trajner i Sllovenisë, që zhvilloi ndeshje të mëdha në evropianin e fundit.
“Flamurtari është ekipi i parë shqiptar që doli nga qerthulli i skuadrave shqiptare, që nga kupat e Evropës ktheheshin të gjunjëzuar. ’85 Kupa e Kupave, humbëm me Helsinkin. ’86 kupa “Uefa” me Barcelonën 1 – 1 dhe 0 – 0. ’87 eliminojmë “Partizanin” e Beogradit 2 –0 dhe 2 – 1, fitojmë me Vismut Aue. Vitet ’80, mbërriti kupa ballkanike me Aek, Athinë, 3:2 dhe 2:1, me gola të Sh. Ziles dhe S. Currit. 1982, nën kampion, ’85 fitues i kupës në Republikë në Elbasan, ’86 finalistë të kupës, nën kampion, ’87 fitues të kupës, 2:1 me “Partizanin” në Shkodër.
I gjithë ky muze do të ruante gjithçka, që nga filmimet ,fotot, gazetat ,bluzat, topat, rrjetat, reliktet, deri tek TV që i sollën sportistët kur shkonin jashtë shtetit. Edhe të tjera kujtime e histori që duhen shkruar për tu mbetur në muze.
Muzeu i artistëve
Në këtë qytet ku ndihej era e valëve në mëngjesin gri,u shfaqën një grup aktorësh me premisa të mira si Albert Vërria,Bujar Asqeriu, Myqerem Ferra, Meliha Ferra, Liza Laska, Kristaq Skrami
4 parodistët e Vlorës. Si lindi ideja? Afrimi,Agroni,Mania dhe Meti. Në fillim ishim dy. Në ’76 Mania (Lumani). I treti në skeç, ne në parodi. Parodia e peshkatarëve u krijua për 3. Në ’78 vjen Meti nga ushtria. Grupi konturohet në ’80. Ndërtuesi i tij ishte regjisori M. Ferra.
A duhet lënë që koha ta brerojë këtë histori të shëndetshme të artit në këtë qytet. Muzeu i artistëve do të përfshinte gjithshka, që nga dramat, filmimet, kostumet e aktorëve, fotot, histori të shkruar, gazetat por në fund do ta vendosnin studiuesit, ndërkaq bashkia do të vendoste për muzeun nr.3 godinën që do të ishte së bashku me tre muzeumet e tjerë.
Muzeu i këngës
Një trio vlonjate me ëmbëlsi zëri dhe bukuri hëne. Koha e trio vlonjate,është në vitet ‘70.
Një çerek shekulli më parë në qytetin bregdetar,në sallën e estradës u lind një grup i vogël brilant,i emërtuar thjeshtë dhe qartazi :”trio vlonjate”,por në thelb nënkuptonte treshen e një grupi popullor të këngës qytetare me protagonistët: Meliha Doda, Konstandin Thana, Reshat Osmani. Specialistët shprehen se triot nuk para vijnë shpesh, si punë yllnajash vijnë sjellin ndriçimin e tyre, zhduken. Në të vërtetë edhe poezia,kënga pra ai frymëzimi një burim e kanë prej andej nga qiell-hapësira e pamatshme. Tre emra të një grupi si trio vlonjate. Meliha, Konstandin, Reshat. Në një segmentin të këtij grupi gjen , 2 zëra burri dhe të një zë femre. Një kombinim i gjetur lehtësisht në tabanin e popullit, në folkun lab. Mbi këtë gjurmë u mor referimi rreth një pike të vetme. Trio vlonjate erdhi , jetoi ndoshta mbi 30 vjet,rrugë e ngjeshur. Këngët trios sot dëgjohen rrallë. Kasetat janë vjetruar shumë. Do t’ia hedhim nesër fajin kujtesës.
Përse duhen 4 muzeume + 1?
4 muzeume duhen ndërtuar në një objekt të vetëm. Le ta quajnë vlonjatet vendi i muzeve apo si të duan rëndësi ka të bëhet për vlerat që ai mbartë. Dhe në këtë kompleks do të gjendej vend edhe për ekspozime të tjera .Këtu do të bashkoheshin në një godinë 4 muzeume që do të shpalosnin artin, sportin, këngën. Kinemaja arti i magjisë e ka lënë këtë qytet 20 vjet pa kinema. “Imperialët” u shtrinë në disa qytete të vendit ndërsa në Vlorë kjo iniciativë nuk mbërriti për asnjë ditë në 20 vjet kohë. Kinemaja ka qenë edhe në platformën e kandidatëve që nga vitete90 por sapo përfundonin elektoralet, fillonte katallamaja për pallate. Një qyteti që i mungojnë institucione të tilla duket sikur ka mangët gjymtyrët kryesore të tij.
*Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve