Shkup, 16 prill 2011, NOA- Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka përsëritur sërish thirrjet për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Më tej ai është shprehur se shqiptarët dhe maqedonasit nuk mundet të shkojnë si të ndarë në Aleancën e NATO-s, madje ka kritikuar edhe vonesat për zgjidhjen e kontestit të emrit.
“Mirëpo, për të pasur progres për të pasur zgjidhje nuk mundemi ndarazi të anëtarësohemi as në NATO as në Bashkimin Evropian. Është më se e vërtetë që pjesa dërmuese e shqiptarëve të Maqedonisë duan të anëtarësohen në NATO, duan të jenë pjesë e Evropës së Bashkuar, mirëpo si jetë e ndarë ne nuk mund të jemi pjesë e këtyre strukturave, prandaj këto procese duhet t’i udhëheqim, duhet t’i drejtojmë, dhe duhet të mbyllen sa më shpejt dhe me konsensus”, deklaroi kreu i BDI-së.
Sipas tij, këto janë qëllimet kryesore dhe programore të BDI-së pasi shtoi ai dëshiron të jetë transparent si me qytetarët si me shqiptarët e Republikës së Maqedonisë, duke i dhënë opsionet e BDI hapur dhe pa dorëza
a.y/NOA