English

Arrestohet në gjendje të dehur aktori Nikolas Keixh

Nju–Orlean, 16 prill 2011, NOA - Aktori i famshëm hollivudian, Nikolas Keixh u arrestua sot në banesën e tij në Nju Orlean, pasi akuzohet për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes së tij, me të cilin mësohet të ketë pasur një grindje.

Sipas dëshmitarëve, Keixh u pa të debatonte ashpër me bashkëshorten e tij Alis, në një prej rrugëve të Orleanit.

Mësohet se aktori kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli.

Policia e mbërritur në vendngjarje i kërkoi atij të ktheheshin në banesë, por Keixh i ka kundërshtuar duke u thënë “më arrestoni..”.

Policët ripërsëritën dhe një herë thirrjen ndaj tij, por Keixh nuk i ka dëgjuar.

Pas kësaj Keixh u arrestua me akuzën e dhunës në familje dhe prishje të qetësisë publike. Vetë gruaja e tij Alis deklaroi se bashkëshorti i saj as që e preku dhe se nuk dëshiron të bëjë asnjë padi ndaj tij.

Nikolas Keixh fitoi çmimin Oskar në vitin 1995 për interpretimin më të mirë në rolin e alkoolikut në filmin “Duke lënë Las Vegasin”.

mit/NOA

KOMENTE