Prishtinë, 16 prill 2011, NOA- Kosova ka vendosur që të shtyjë regjistrimin e popullsisë, i cili pritej të mbyllej ditën e djeshme.
Kryetari i Komisionit Qendror për Regjistrimin Rifat Blaku, shprehet se shkak për këtë shtyrje është bërë se në disa komuna nuk ka pasur një mbulueshmëri të plotë, por ai ka theksuar se ky proces do të mbyllet ditën e martë më datë 19 prill.
Në Graçanicë, Ferizaj, Partesh, Kllokot, Prishtinë dhe Deçan, ky proces nuk është mbyllur ende duke çuar kështu në një zgjatje për një kohë të mëtejshme.
Ndërsa tre komunat e Zubin Potok, Zveçan dhe pjesa veriore e Mitrovicës nuk e ka nisur ende këtë proces dhe sipas Blakut në këto zona koha e regjistrimit do të jetë edhe më e gjatë në mënyrë që të gjithë qytetarët të regjistrohen.
a.y/NOA