English

Krasniqi përfundon vizitën në Bruksel

Prishtinë, 16 prill 2011, NOA - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është rikthyer sot në Kosovë pas vizitës zyrtare në Bruksel, ku ai mori pjesë si kryetar i delegacionit të shtetit më të ri të Europës në takimin e përbashkët parlamentar të organizuar nga Parlamenti Evropian dhe Kuvendi Kombëtar i Hungarisë, me temën “Ballkani Perëndimor – drejt një Evrope më të integruar”.

Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel kryeparlamentari i Kosovës u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Begjikës, André Flahaut, me eurodeputetët, Doris Pack dhe Eduard Kukan, me kryetarin e parlamentit Evropian, Jerzy Buzek, me zëvendëskryetaren e Senatit belg, Helga Stevens, si dhe me përfaqësues tjerë të Parlamentit Belg.

Kryekuvendari Krasniqi kryesonte delegacionin e Kosovës ku bënin pjesë Lutfi Haziri, kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Mehmet Hajrizi, shefi i Kabinetit të Kryetarit dhe Skënder Reçica, këshilltar për Protokollin dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

mit/NOA

KOMENTE