Bruksel, 16 prill, NOA – Eshtë mbyllur dje në Bruksel raundi i tretë i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa pritet që takimi i katërt ndërmjet delegacioneve respektove, të zhvillohet në mes të muajit maj.
Ndërkaq, mediat kosovare bëjnë me dije se gjatë raundit të djeshëm, palët kanë marrë në shqyrtim edhe çështjen e lirisë së lëvizjes, por edhe atë të pranimit të diplomave të Universitet të Prishtinës.
Negociatat mes këtyre dy vendeve kanë nisur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe kanë si qëllim zgjidhjen e çështjeve praktike që shqetësojnë shqiptarët dhe serbët.
n.e/NOA