English

Meta: “Aleanca për Qytetarin”, mbështetje nga qytetarët në zgjedhjet e 8 Majit

Tiranë, 16 prill, NOA – Koalicioni “Aleanca për Qytetarin” do të marrë mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 8 majit.

Një siguri të tillë e ka treguar para qytetarëve kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në ceremoninë për prezantimin e kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, për Bashkinë e Pogradecit, Luan Topçiu.

Sipas tij, Luan Topçiu është kandidati i denjë për Pogradecin i cili parti të vetme ka qytetin.

“Në këto zgjedhje është e vështirë që të gjesh një figurë si Luan Topçiu që partinë e vetme ka Pogradecin prandaj edhe slogani i tij “gjithçka për Pogradecin” tregon pasionin e tij për të dhënë kontributin në zhvillim të qytetit”, theksoi Meta.

Duke u pohuar qytetarëve të Pogradecit se qyteti i tyre ka nevojë për një vizion të ri.

n.e/NOA

KOMENTE