Beograd, 16 prill 2011, NOA- Opozita Serbe ka mbushur ditën e sotme rrugët e kryeqytetit për të protestuar kundër qeverisë.
Shkak për këtë është bërë thellimi i krizës ekonomike në vend, e cila ka bërë që përkrahësit e opozitës të mblidhen bashkë për të kërkuar rrëzimin e qeverisë.
Partia Progresive ka kërcënuar se do të vazhdojë me protesta deri në vendimin për zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që mandati i qeverisë aktuale përfundon në vitin 2012.
Serbia pritet të marrë statusin e kandidatit për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe nën këtë argument qeveria i ka hedhur poshtë kërkesat për zgjedhje të parakohshme, pavarësisht kritikave të vazhdueshme ndaj qeverisë e cila konsiderohet si e paaftë për të nxjerrë vendin nga kriza.
a.y.NOA