Tiranë, 16 Prill 2011 NOA – Kandidati i mazhorancës për kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka prezantuar kandidatin për kryetar në Njësinë Bashkiake Nr. 4, Hysen Xhura
Gjatë prezantimit të kandidatit Xhura, Basha bëri të ditur se vetëm nga ulja e taksave, krijimi i fondit të garancisë për kreditimin e biznesit, dhe nisja e Unazës së Madhe, do të hapen 15 mijë vende të reja pune.
Po kështu, Basha ka garantuar banorët se do t'i jepet fund abuzimit me çmimet, duke bërë të ditur se për këtë do të ngrihet një agjenci e posaçme pranë Bashkisë së Tiranës.
Lagjet e Tiranës, tha Basha, nuk do të mbeten më në mëshirë të fatit por, në bazë të një plani konkret, do të investohet për asfaltimin e tyre dhe krijimin e hapësirave të gjelbra dhe argëtimi për banorët.
e.t/NOA