English

Nju-Jork , rritje rekord e arit në bursat ndërkombëtare

Nju-Jork, 16 prill 2011, NOA - Rreziku në rritje i krizës së borxheve në vendet e eurozonës si dhe kapërcimi në nivele të larta i borxhit publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shoqëruar kjo me presionet inflacioniste në ekonominë globale po orientojnë investitorët drejt arit.

Gjatë kësaj jave vlera e arit në bursë shënoi nivele rekord duke arritur në 1 mijë e 489 dollarë për onz, ndërsa rritje me 38 për qind shënoi edhe vlera e argjendit, e cila kuotohet në 42 dollarë për onz, rritja më e madhe kjo që prej vitit 1980.

Rritja e arit në bursë vjen në një kohë kur Irlanda dhe Greqia po përballen me vështirësi në shlyerjen e borxhit, ndërsa Portugalia po përballet me një krizë të ngjashme.

Ekspertët konsiderojnë se vlera e arit në bursë mund të vijojë të rritet muajt e ardhshëm dhe sipas parashikimeve mund të arrijë në 1 mijë e 750 dollarë për onz, por gjithsesi kjo do të varet edhe nga ecuria e dollarit në tregun ndërkombëtar.

mit/NOA

KOMENTE