English

Paratë e Geddafit përfundojnë për ndihma humanitare

Berlin, 16 prill 2011, NOA- Qeveria gjermane ka vendosur që paratë e konfiskuara nga diktatori libian Muamar Geddaf ti çojë për ndihma humanitare.

Këtë fakt e ka bërë të ditur, ministri gjerman i Ekonomisë, Rainer Bruderle i cili tha se të paratë e Geddafit do shkojnë për ndihmë në Libi.

Zëdhënësi i ministrit Bruderle deklaroi se mendohen të jenë rreth gjashtë miliardë euro të konfiskuara, të cilat do të transferohen në një fond mirëbesimi të menaxhuar nga OKB, për ti shpërndarë ato për ndihma humanitare për lehtësimin e popullit në nevojë në Libi.

a.y/NOA

KOMENTE