Investimi në kapacitet njerëzore për personelin e turizmit dhe përmirësimi i shërbimeve në Shqipëri janë çelësi kryesor për zhvillimin e këtij sektorit. Këto janë disa nga pikat që Profesor Salvatore Messina ka prezantuar në Konferencën dhe Ekspozitën e Turizmit dhe Real Estate në Shqipëri, që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve. TREA-Albexpo 2011 është një konferencë dhe ekspozitë për të gjithë aktorët e turizmit dhe real estate, sipërmarrës që janë të interesuar për të mësuar më tepër për prirjet e reja, sfidat dhe oportunitetet në industrinë Shqiptare të Turizmit
Tirane, 16 Prill 2011 - Zhvillimi i Turizmit në Shqipëri ka qenë në qendër të Konferencës dhe Ekspozitës së Turizmit dhe Real Estate në Shqipëri që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.
TREA-Albexpo 2011 është një konferencë dhe ekspozitë për të gjithë aktorët e turizmit dhe real estate, sipërmarrës që janë të interesuar për të mësuar më tepër për prirjet e reja, sfidat dhe oportunitetet në industrinë Shqiptare të Turizmit dhe Real Estate si dhe për identifikimin e partnereve të rinj, agjentëve dhe potencialit investues në Shqipëri.
Konferenca dhe ekspozita u mbështet nga tri panelet që kryesoheshin nga; Prof. Dr. Salvatore Messina, ku si qëllim kishte evidentimin e rëndësisë së turizmit për ekonominë shqiptare.
Paneli i dytë kryesohej nga Mr. Victor Luboyeski, ku si qëllim kishte krijimin e një mjedisi mundësues dhe përcaktimin e suksesit për mundësimin e mjedisit.
Ndërsa paneli i tretë kryesohej nga Gazmend Toska, ku vlerësoi mënyrën për të rritur interesin për investime në Turizëm.
***
Investimi në kapacitet njerëzore për personelin e turizmit dhe përmirësimi i shërbimeve në Shqipëri janë çelësi kryesor për zhvillimin e këtij sektorit. Këto janë disa nga pikat që Profesor Salvatore Messina ka prezantuar në Konferencën dhe Ekspozitën e Turizmit dhe Real Estate në Shqipëri, që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.
Doktor Messina ka bërë një analizë të detajuar të zhvillimeve aktuale në tubimin shqiptar dhe premisat e tij për ta ardhmen.
“Për mendimin tim, në mënyrë që të zhvillohet turizmi në Shqipëri, është i nevojshme investimi në kapitalin njerëzor me identifikimin e aftësitë profesionale. Ky është një veprim thelbësor për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për të kënaqur prirjet ndërkombëtare pritjet turistike”, tha dr. Messina në fjalën e tij gjatë konferencës.
Duke folur për rëndësinë e ngritjes së turizmit në vend në standarde elitare, prof. Messina ka theksuar dhe rëndësinë që ka ndarja e pronësisë së ndërmarrjeve turistike nga drejtimi teknik i tyre.
“Për të arritur efektivitetin dhe efikasitetin në menaxhimin ë ndërmarrjeve turistike, duhet të jetë e nevojshme ndarja e pronësisë nga drejtimi teknik dhe sigurimi i profesionistëve të specializuar dhe definimin e saktë rregullat për inkorporimin e këtyre figurave”, tha prof. Messina.
Ai ka theksuar se projektet kryesore ku duhet të fokusohet turizimi janë krijimi i planeve rustike, dhënia rëndësi e cilësisë, krijimi i standardeve ndërkombëtare dhe krijimi i një legjislacioni efikas.
***
TREA-Albexpo 2011 ofroi një platformë të shkëlqyer të produkteve dhe shërbimeve të industrisë së real estate, shtëpive, vilave, apartamenteve dhe kompleteve të tyre, hoteleve, zyrave dhe ambienteve të tjera të biznesit, bankave dhe siguracioneve, urbanistikës dhe shërbimeve, projektim, konsulencë dhe zhvillim biznesi.
Ekspozuesit do të përfshijnë zhvillues të pronave, arkitektë, urbanistë, kontraktuesit më të mëdhenj ndërtues, kompani të menaxhimit të projekteve, banka dhe institucione finaciare.
Vizitorët do të përfshijnë agjentët real estate dhe komisionerët, arkitektë, banka kombëtare dhe ndërkombëtare, inxhinierë dhe planifikues, menaxherë faciliteti, agjentë sigurimi, menaxherë të pronave dhe media të pronave. Agjencitë turistike vendase dhe të huaja kanë paraqitur paketat e tyre turistike por edhe njëkohësisht do të shkëmbejnë eksperiencën e punës në Shqipëri.
Oportunitet e Turizmit të Trashëguar Kulturor do të jenë të fokusuara në trashëgiminë e pasur kulturore dhe përthithjen universale të vendeve si Butrinti, Gjirokastra, Antigona, dhe Apollonisë ndërmjet të tjerash.
Shqipëria ka shumë për t’u ofruar turistëve për sa i përket bukurisë së saj natyrore të shumëllojshme, kulturës, trashëgimisë dhe vendeve arkeologjike. Gjithashtu ajo ka dhe klimë të mrekullueshme Mesdhetare.
Shqipëria ofron potencial të pafund për investitorët të cilët duan të përfitojnë nga oportunitete të pa eksploruara në turizëm dhe të ndihmojnë në zhvillimin e kësaj industrie dhe ta bëjnë atë sektor kyç në ekonominë e vendit. Gjatë vitit 2009, numri i turistëve që vizitoi Shqipërinë arriti shifrën 3,050,828.
Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 35% krahasuar me vitin 2008, një tregues i qartë i rritjes së fuqishme të krijuar nga përmirësimet në infrastrukturë dhe kushtet e biznesit që e mbështesin industrinë turistike në vend.
Përmirësime të vazhdueshme po ndërmerren për të inkurajuar investitorët të zhvillojnë infrastrukturën e turizmit në Shqipëri.
Ashtu si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria duhet të rregulloje legjislacionin dhe iniciativat e investimeve të projektuara për të mbështetur rritjen ekonomike të vendit në krahasim me politikat dhe parimet e punës së Evropës.
Qeveria Shqiptare ka mbështetur zgjerimin e tanishëm dhe të ardhshëm të turizmit si prioritet, me qëllim transformimin e vendit në një destinacion turistik mesdhetar dhe ta vendosë atë në hartën e turizmit botëror.
Në përpjekje për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të industrisë së turizmit në Shqipëri dhe për ta bërë këtë vend një destinacion turistik, rëndësia e impenjimit aktiv të komunitetit vendas dhe ndërkombëtar të biznesit dhe partneritetet e forta ndërmjet organizatave, qeverisë dhe agjencive rajonale të zhvillimit është një domosdoshmëri.
Ekspozuesit përfshinë:
Destinacionet më të mira të Shqipërisë
Vendet arkeologjike të Shqipërisë në UNESCO
Operatorët Turistike dhe Agjencitë e Udhëtimit
Hotelet dhe Restorantet
Transportin
Turizmin aventuror dhe Sportiv
Turizmin Agro-ambientalist
Artizanalet
Jahtet dhe Marinat
Real Estate
Bankat dhe Institucionet Financiare
Arsimin dhe Industrinë e Turizmit
e.t/NOA