Mat, 16 prill 2011, NOA- Në liqenin e Shkopetit ditën e sotme kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të kirurgut nga Bulqiza, Tahir Alku.
Pas ndërprerjes së kërkimeve gjatë natës, polumbarët dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nisën sërish intensivisht kërkimet, por deri në këto momente nuk ka asnjë gjurmë të trupit të Alkut apo të automjetit të tij.
Makina e mjekut Alku gjatë mesditës së djeshme doli nga rruga në aksin rrugor, Milot- Burrel duke përfunduar në liqenin e Shkopetit.
I zhdukuri në momentet e aksidentit po kthehej nga puna në drejtim të shtëpisë së tij, ndërsa sipas të dhënave paraprake flitet që bashkë me të ka qenë edhe një pasagjer tjetër.
a.y/NOA