English

Presidenca e BE: Statusi i kandidatit, sa më shpejt hapje negociatash me Shqipërinë

Bruksel, 16 prill, NOA – “Zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor është një nga prioritetet e presidencës hungareze të BE dhe duke njohur përpjekjet e Shqipërisë, kjo Presidencë nxit që të fillojnë negociatat shpejt me këtë vend”.

Kështu është shprehur kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, gjatë takimit të përbashkët Parlamentar për Ballkanin Perëndimor që u organizua nën kujdesin e Parlamentit Europian dhe atij hungarez, vend ky i cili ka kryesinë e radhës së BE.

Ndërkaq, nga ana e tij, presidenti i Komisionit Europian Barroso u shpreh se, Evropa i sheh vendet e Ballkanit Perëndimor, si anëtarë të familjes evropiane të kombeve.

Duke mbështetur në këtë mënyrë, nisjen e shpejtë të negociatave me vendin tonë për statusin e kandidatit me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e pranishme në këtë takim, tha më pas se falënderon Parlamentin Evropian dhe të gjitha grupet parlamentare e shumicën dërmuese të eurodeputetëve, që kanë votuar për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë, vitin e kaluar.

“Ka qenë absolutisht një vlerësim i ndershëm për progresin që, Shqipëria ka bërë këto vitet e fundit. Gjithashtu dëshiroj të falënderoj shumë Parlamentin Europian për të gjitha përpjekjet e tij, për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit”, tha ajo.

n.e/NOA

KOMENTE