English

Rusia kundër OKB-së: Nuk ke punë me Gadafin!

Moskë, 16 prill, NOA – Nuk është aspak e vërtetë se me Gadafin në krye, Libia mund të bëhet strehë e ekstremistëve. Ky është vetëm një justifikim i nxjerrë nga Fuqitë e Mëdha për ta larguar kolonelin libian nga drejtimi i shtetit të tij.

Ky është reagimi zyrtar që ka mbërritur nga Moska në mbrojtje të kolonel Gadafit, duke dalë kështu kundër apelit ndërkombëtar për zëvendësimin e tij.

“Një pretendim i tillë nuk mbulohet nga rezoluta e OKB-së për Libinë”, deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Në këtë mënyrë, Rusia del kundër apelit të përbashkët të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe për një zëvendësim të diktatorit libian Muammar Gadafi.

Pa harruar gjithsesi, të pranojë që ky vend është përfshirë në një konflikt të thellë dhe se duhet gjetur zgjidhja, por sipas saj, jo përmes largimit të Gadafit.

n.e/NOA

KOMENTE