English

Topalli me noterët botërorë: Ligji për noterinë të bëhet mbi standardet europiane

Tiranë, 16 prill 2011, NOA- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë ditës së sotme zhvilloi një takim me një delegacion të Unionit Ndërkombëtar të Noterëve.

Presidenti i Unionit, Jan Paul Decorbs shprehu shprehu vlerësim për progresin, si dhe ndryshimet e mëdha që ka bërë Shqipëria, këto vitet e fundit.

Më tej ai theksoi se në kuadër të përafrimit evropian të legjislacionit shqiptar, është thelbësore, që dhe hartimi i ligjit për noterinë, të bëhet sipas këtyre standardeve.

Nga ana e saj kryetarja e Kuvendit Topalli e vlerësoi si një ngjarje të rëndësishme për noterinë shqiptare, mbajtjen e konferencës së përbashkët me UNN, pasi sipas saj shërben në funksion të shkëmbimit të eksperiencave në këtë fushë.

Në delegacionin e Unionit marrin pjesë emra të njohur të noterisë dhe të drejtësisë nga 50 vende të botës.

a.y/NOA

KOMENTE