Shkodër, 16 prill, NOA - Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy të rinj nga Shkodra i kanë vjedhur nën kërcënimin e automatikut, dy personave, akt për të cilin ata ishin shpallur në kërkim nga forcat e policisë së këtij qyteti.
Por siç bëjnë me dije për agjencinë e Lajmeve NOA këto të fundit, kanë arritur që t’i kapin dhe arrestojnë në flagrancë.
Mësohet se të ndaluarit janë përkatësisht Sokol Shkëmbi, 23 vjeç dhe Skënder Arra, 22 vjeç; që të dy banues në qytetin e Shkodrës.
Arrestimi i tyre u bë për arsye se Gjykata e qytetit verior, me anë të vendimit të marrë në datën 05.03.2011, ka vendosur për ta masën e sigurisë “burg pa afat”.
Kapja e tyre u bë e mundur falë një pune të gjatë, ndërsa materialet në ngarkim të tyre, iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprën penale të “Vjedhjes me armë, e kryer në bashkëpunim”.
n.e/NOA