Tiranë, 16 prill 2011, NOA- Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një zonë pranë ish-uzinës së Traktorëve.
Sipas të dhënave paraprake pjesa që është përfshirë nga zjarri është një zonë ku pjesa më e madhe e banesave u përkasin komunitetit rom.
Forcat e zjarrfikësve dhe të policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën.
Ndërkaq ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në rënien e zjarrit, dhe sipas bilancit paraprak nuk flitet për të dëmtuar.
Mësohet se nga zona e përfshirë nga zjarri është bërë evakuimi i banorëve, në mënyrë që të shmanget çdo lloj incidenti.
a.y/NOA