English

Aksident në Tiranë, përplaset për vdekje drejtuesi i motorrit

Tiranë, 17 prill 2011, NOA – Drejtuesi i një motorri ka humbur jetën pak minuta më parë në kryeqytet gjatë një aksidenti. Aksidenti i rëndë ndodhi pak minuta më parë në në rrugën “Sami Frashëri” pranë zonës së Liqenit Artificial të Tiranës.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur të hetojë mbi rrethanat e aksidentit, që shënoi vdekjen e një personi.

Mësohet se drejtuesi i motorrit, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur nga uniformat blu ka manovruar për t’i shpëtuar përplasjes me një automjet tjetër, por në këtë manovër ai ka dalë nga rruga, duke u përplasur për vdekje. Vijon...

mit/NOA

KOMENTE