Libi, 17 prill, NOA - Forcat lojale ndaj liberit libian, Muamer Gadafi raportohet se po e granatojnë qytetin që kontrollohet nga rebelët, Ajdabija. Zyrtarë të spitalit të këtij qyteti thonë se deri më tani tetë persona janë vrarë ndërsa 27 të tjerë janë lënduar.
Në një zonë në afërsi të qytetit Brega, forcat rebele kanë njoftuar se janë duke përparuar në marrjen e këtij qyteti port. Gjashtë luftëtarë rebelë janë vrarë ndërsa 16 të tjerë janë lënduar kur forcat e qeverisë sulmuan me raketa grupet rebele që po luftojnë për rrëzimin e Gadafit nga pushteti.
NOA/RFE