English

Berisha në Peqin: Përçmoni rrugën e vetme

Peqin, 17 prill 2011, NOA – Lideri demokrat Sali Berisha i bëri thirrje peqinasve të përçmojnë rrugën e vetme e të votojnë kandidatët e “Aleancës për qytetarin” në 8 maj. Para pak minutash nga Peqini ku prezantoi kandidatin e “Aleancës për qytetarin” për kryetar bashkie të Peqinit Ilir Ruçin dhe kandidatët për komunat e zonës, kryeministri i bëri thirrje banorëve të Peqinit të mos votojnë pinjollin e regjimit të shkuar që nga tribuna në tribunë thërret se në Shqipëri janë 1 milion të papunë e po aq hajdutë.

Kryeministri Berisha u kërkoi peqinasve të votojnë alternativën e tij, të punës dhe të djersës e jo atë të shpifjes e mashtrimit.

Kryeministri u premtoi peqinasve se “Në katër vitet që vijnë qeveria do të financojë çdo projekt të Peqinit, për të zhvilluar infrastrukturën e Peqinit dhe rritur mirëqënien e banorëve të Peqinit”.

Ai risolli në vëmendje investimet e qeverisë duke theksuar se “në katër vitet e shkuar ndërtuam 400 km rrugë në Elbasan dhe vetëm në Peqin, 60 km rrugë”.

“Sot në komunat e Peqinit po ndërtohet infrastrukturë moderne e njëjtë me atë evropiane. U garantoj se në katër vitet që vijnë do të keni infrastrukturën më moderne, të njëjtë me atë evropiane”, theksoi shefi i qeverisë.

“Në katër vitet që vijnë Peqini s’do të ketë asnjë rrugë të paasfaltuar, ai do të ketë lidhjen e vet direkte me Tiranën, me Rrogozhinën”, tha Berisha.

Kryeministri Zoti Berisha kujtoi se në Peqin është ndërtuar ujësjellësi prej 4 milion dollarësh që garanton ujë të pijshëm për banorët e Peqinit.

Shefi i qeverisë premtoi se në mandatin e ardhshëm do të garantohet punë për të gjithë banorët e Peqinit.

Ai përmendi investimet në ndërtimin e 60 qendrave shëndetësore në qarkun e Elbasanit. Vijon...

mit/NOA

KOMENTE