Tiranë, 17 prill, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se toleranca fetare është një nga pasuritë më të mëdha që ka kombi shqiptar. Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e organizuar nga Komuniteti Mysliman, për lindjen e Profetit Muhamet, kryeministri ka theksuar se “ne jemi një komb i përjetshëm dhe kjo përjetësi qëndron te toleranca”. Ai shtoi se “toleranca fetare vjen nga besimi i palëkundur te zoti”.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal në zhvillimet e fundit në çështjet e besimeve fetare në vend dhe ka theksuar se hapja e universitetit të parë mysliman është një zhvillim pozitiv.
“Qeveria shqiptare po bënë gjithçka për shkollimin sa më dinjitoz të fëmijëve të vet. Pak ditë më parë e inauguruam universitetin e parë islamik në shqiptarë. Dua të garantoj gjithë udhëheqësit e besimeve fetare se qeveria do të bëjë gjithçka për të ndihmuar misionin e tyre, rindërtimin e vlerave shpirtërore të kombit shqiptar”, tha kreu i mazhorancës.
Në fjalën e tij, Berisha ka vlerësuar dhe rolin e komunitetit mysliman shqiptar. “U uroj juve gëzuar këtë ditë të madhe të lindjes së Profetit Muhamed. Ne nderojmë këtë ditë, të bindur se rruga që ndjekim është rruga e dritës”, tha Berisha.
a.k/NOA