English

Berluskoni ndërron mendjen

Milano, 17 Prill 2011 - Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, vetëm pak ditë pasi ka sugjeruar se ka mundësi që do të tërhiqet nga qeveria ka ndryshuar mendjen dhe se tash thotë se “nuk do të dorëzohet”.

Berluskoni gjithashtu tha se ai do të luftojë deri sa të jetë e nevojshme.

Kryeministri italian i cili përballet me drejtësinë me dyshimin e disa veprimtarive jo ligjore ka kritikuar sërish gjykatësit e Milanos duke thënë se ata po punojnë për të majtën dhe se tani po shpresojnë se do ta largojnë nga qeveria.

“Nuk do të jap dorëheqje. Do të jem në qeveri sado që të jetë e mundshme”, deklarojë Berluskoni i cili vazhdimisht ka hedhur poshtë çfarëdo faji për akuzat me të cilat po përballet.

“Do të jetojë 120 vjet edhe pse ende nuk jam i pavdekshëm”, deklaroi me humor kryeministri 74 vjeçar italian, citon RFE.

Sivlio Berluskoni është zgjedhur tre herë kryeministër i Italisë. Në gjykatën e Milanos, Berluskoni përballet me akuzën se ka paguar një minorene për marrëdhënie seksuale.

KOMENTE
  • Gipa Shoshaj19:44 - 17 Prill 2011
    BERLUSKONI ESHTE IDOLI IM...NGA ZEROJ KA BERE NJE IMPERIUM..PO QKA TE BESH PA GRA NUK BEN E ME GRA ,DUHET ME U ISPIRU NE NIFAR MENYRE,ESHTE JETA E TIJA ,PO PSE THUHET FJAL PUTANA,ATO RREJN SE KAN 20 KU AKOMA JAN NENE MOSH.....JE SHUM MODEST SINIORE DIO I BOTES