English

Chelsea mendon sërish për Hiddink

Londër, 17 Prill NOA - Skuadra e Chelsea është rikthyer sërish në gjurmët e Guus Hiddink. Federata e futbollit turke e ka blinduar teknikun e saj aktual dhe kjo për të shmangur rreziqet me një rikthim të mundshëm të tijin në Stamford Bridge, në rolin e një drejtori teknik së bashku me van Basten ose Rijkaard në pankinë.

“Javën e kaluar refuzuam një kontakt nga ana e Ajax-it”, - bëri të ditur Federata e futbollit në Turqi për “Telegraph”.

Në kontratën aktuale të teknikut holandez, nuk i lejohet që ai të punojë për një klub tjetër ndërkohë, që është i impenjuar me kombëtaren turke.

Ata gjithashtu kanë shtuar se janë tepër të vetëdijshëm që persona si Abramovich kanë në mendjen e tyre Hiddink, por në një rast oferte ata gjithmonë kanë pohuar se do të ndeshen me një refuzim.

Guus, në krahun tjetër, gjithmonë ka respektuar kontratën e tij me Turqinë dhe për të und të bëhet fjalë për skuadrën e fundit që mund të trajnojë.

r.b/NOA

KOMENTE