English

Dafina “rrëmben” Bashën nga fushata për një orë

Tiranë, 17 Prill 2011 NOA - Lulzim Basha është shkëputur sot paradite për një orë nga fushata zgjedhore duke iu përkushtuar vajzës së tij Dafina, e cila ndoqi teatrin “Mamadhia dhe 7 kecat” në Teatrin e Kukullave të Tiranës.

Angazhimi në fushatën elektorale nuk e ka penguar kandidatin për kryetar të Bashkise se Tiranës, të kryejë edhe detyrimet e tij si prind.

E ndërsa mundësia në Tiranë për të kaluar disa orë ndryshe me familjen dhe veçanërisht me fëmijët është e kufizuar, Basha së bashku me bashkëshorten Aurela, kanë shoqëruar Dafinën ne teatrin e vetëm të kukullave në kryeqytet.

Së bashku ata kane shijuar shfaqen “Mamadhia dhe 7 kecat”. Kjo mundësi e vetme ku fëmijët mund te shohin teatër, që ka një kapacitet shumë të vogël për mijëra fëmijët e kryeqytetit, është dhe një apel për zotin Basha për të përcaktuar në programin e tij më shumë mundësi argëtimi për fëmijët e të gjitha moshave.

e.t/NOA

KOMENTE