Tiranë, 17 prill, NOA – Në ditën e katërt të grevës së personave para dhe tetraplegjikë ka qenë institucioni i Presidencës ai që është interesuar për situatën e tyre shëndetësore. Ish-ministri i Shëndetësisë dhe këshilltari i Presidentit Bamir Topi, Maksim Cikuli ka takuar grevistët dhe ka parë nga afër gjendjen shëndetësore. Cikuli u shpreh se të gjitha shqetësimet e tyre do t’i raportohen kreut të shtetit dhe do të shihen mënyrat për të reaguar dhe për të marrë masa.
“Do të dimë të bëjmë reagimin përkatës. Më vjen keq që i shoh në këtë gjendje. Ne do t’i transmetojmë kështu siç i pamë të gjithë gjërat”. Para dhe tetraplegjikët kanë hyrë në grevë urie si shenjë reagimi për mos plotësimin e kushteve të tyre ekonomike. Ata kanë kërkuat trajtim më të mirë financiar dhe përfitimin nga skemat e kompensimit.
a.k/NOA