Gjermani, restoranti refuzon shërbimin për ata që votojnë Berluskonin
Berlin, 17 prill 2011, NOA – Është vetëm një foto, por ka një kuptim mjaft domethënës. Bëhet fjalë për tabelë të vendosur në hyrje të një restoranti në Berlin. Në të shkruhet; “Votuesit e Berluskonit nuk janë të mirëseardhur”, “S’ka shërbim për ata që s’kanë tru”.
Në pamje të parë duket si një shaka studentësh, por tabela ka sjellë dhe pakënaqësi te klientët italianë. Sipas tyre kjo është shenjë e zhgënjimit të gjermanëve nga njerëzit që zgjedhin për kryeministër Berluskonin.
Por kjo tabelë nuk është e para në serinë e ironive dhe sarkazmës që gjermanët kanë përdorur për Berluskonin.
Gjatë karnavaleve të Duseldorfit, në një karrocë ishte vendosur një “model mafiozi italian” i cili i qëndronte afër Berluskonit.
Në Berlin, sërish në një paradë, tregohej Berluskoni që notonte në një “det me gjokse grash”.
Sipas medieve italiane, Berluskoni është i vetmi politikan dhe kryeministër që edhe kur bëhet objekt i parodisë dhe talljeve nuk lidhet kurrë me aktivitetin e tij si ligjvënës, as për mirë dhe as për keq.
a.k/NOA