SHBA, 17 Prill NOA - Për muaj me radhë ne xhirimet e filmit “X-Men: First Class”, e kanë pikturuar trupin e saj me ngjyrën blu.
Tani Jennifer Lawrence është shfaqur pa tualet dhe e pangjyrosur dhe në të brendshme për edicionin e revistës “GQ".
Aktorja 20-vjeçare, kandidate për çmimin oskar në interpretimin e “Winter’s bone" ka treguar lëkurën e saj në një paraqitje tepër të “nxehtë”.
Për të qenë në rolin e Mystica, Jennifer është trajnuar për 8 orë në ditë dhe i është nënshtruar një diete tepër të fortë, ku rezultatet tashmë vihen në pah.
Ndërsa për sa i përket shfaqjes së saj e zhveshur, mund të themi me siguri që për aktoren nuk ka qenë asnjëherë problem.
r.b/NOA