English

Kandidati për kryebashkiak shoqëron vajzën në Teatrin e Kukullave

Lulzim Basha është shkëputur sot paradite për një orë nga fushata zgjedhore duke iu përkushtuar vajzës së tij Dafina, e cila ndoqi teatrin “Mamadhia dhe 7 kecat” në Teatrin e Kukullave të Tiranës.

Angazhimi në fushatën elektorale nuk e ka penguar kandidatin për kryetar të Bashkise se Tiranës, të kryejë edhe detyrimet e tij si prind.

E ndërsa mundësia në Tiranë për të kaluar disa orë ndryshe me familjen dhe veçanërisht me fëmijët është e kufizuar, Basha së bashku me bashkëshorten Aurela, kanë shoqëruar Dafinën ne teatrin e vetëm të kukullave në kryeqytet.

KOMENTE