English

Klinton viziton Japoninë

Japoni, 17 prill, NOA - Sekretaria amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka arritur në Japoni, vizitë kjo që konsiderohet si shenjë e përkrahjes amerikane për aleatin e saj. Përkrahja amerikane ka të bëjë me vështirësitë e mëdha që po kalon Japonia në përballje me pasojat e tërmetit dhe cunamit shkatërrues që e goditi kohë më parë këtë vend.

Kryediplomatja amerikane pritet që të ritheksojë përkushtimin e Administratës Obama që të bëjë përpjekjet më të mëdha të mundshme për t’i ndihmuar Japonisë në rindërtimin e vendit pas lëvizjeve të tokës më 11 mars dhe cunamit pasues që morri jetën e pothuajse 28 mijë personave, pothuajse e shkatërrojë një central bërthamor dhe seriozisht e dëmtoi ekonominë e tretë më të fuqishme në botë. NOA/RFE

KOMENTE