English

Koplik, konflikt në familje, burri qëllon gruan dhe veten

Koplik-Malësi e Madhe,17 prill 2011, NOA – Një konflikt familjar për pak sa nuk ka shkaktuar një dramë në familjen Makaj në Koplik. Pas një sherri me bashkëshorten e tij 57-vjeçari Kol Makaj ka qëlluar me armë zjarri pistoletë mbi bashkëshorten e tij, F. Makaj 55 vjeçe, duke e plagosur rëndë.

Korrespondenti i agjencisë NOA bën me dije se ngjarja ndodhi sonte rreth orës 19.15 në lagjen “Pikza” të Koplikut në rrethin Malësi e Madhe.

Pasi qëlloi mbi gruan e tij, bashkëshorti i saj Kol Makaj nën presionin e aktit të rëndë të kryer ka qëlluar edhe mbi veten duke u vetëplagosur me armën e zjarrit të tipit pistoletë.

Policia e Shkodrës është informuar menjëherë për konfliktin dhe ka mëbrritur në banesën e Makajve.

Mësohet se të dy bashkëshortët ndodhen tashmë në Spitalin Rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore pas plagëve të marra.

Blutë e Shkodrës kanë sekuestruar armën e krimit, ndërkohë që një grup hetimor po heton për të zbardhur motivet e ngjarjes së rëndë, që mund t’u heqë jetën dy bashkëshortëve. Vijon...

mit/NOA

KOMENTE