English

Koplik, qëllon të shoqen dhe më pas veten

Malësi e Madhe, 17 Prill 2011 NOA – Krim sërish brenda familjes, këtë herë në Koplik të rrethit Malësi e Madhe, ku një burrë ka hapur zjarr mbi të shoqen dhe më pas mbi veten.

Ngjarja ka ndodhur sonte (e diel) rreth orës 19.15, në lagjen “Pikza” të qytetit Koplik, si pasojë e një konflikti familjar, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Nga burimet policore në vendngjarje bëhet e ditur se si rezultat i sherrit, në banesën e tij, 57 vjeçari Kol Makaj ka plagosur me armë zjarri pistoletë, bashkëshorten e tij F. Makaj 55 vjeçe.

Menjëherë më pas, Kol Makaj, është vetëplagosur me pistoletën që kishte qëlluar gruan.

Aktualisht të dy ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe tha se është bërë sekuestrimi i armës së krimit, tip pistoletë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e duhura procedurale dhe hetimore, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

r.d/NOA

KOMENTE