E shtunë, 17 prill 2011, NOA- Një person nga Kosova e ka pranuar fajësinë në një gjykim që po zhvillohet në Kanada për posedim dhe transportim të drogës.
Robert “Romeo” D’Leone nga Torontoja, e pranoi fajin dhe gjykimi u ndërpre. Autoritetet e lidhin atë me kontrabandimin e drogës në dhe nga SHBA-ja. Gjykimi po mbahej ne Ann Arbor. 36 vjeçari mund të dënohet me 5 vjet burgim. Ai u arrestua në New York në vitin 2010. Dy kanadezë të tjerë që e pranuan fajin vitin e kaluar, po presin dënimin e tyre.
(INA)/NOA