English

Kubë, paradë ushtarake kongresin e komunistëve

Kubë, 17 prill, NOA - Me një paradë ushtarake filloi në Kubë kongresi i komunistëve, që sundojnë të vetëm. Marshimi synonte të kujtonte fitoren e Kubës mbi trupat amerikane para saktësisht 50 vjetësh.

Parada udhëhiqej nga presidenti Raúl Castro dhe personalitete të tjera drejtuese të partisë dhe qeverisë. Vëllai i presidentit, udhëheqësi i revolucionit Fidel Castro, nuk mori pjesë në veprimtari. Ai e pati qeverisur Kubën prej vitit 1959 dhe ia dorëzoi pushtetin të vëllait për arsye shëndetësore në korrik 2006. Në kongresin e planifikuar deri të martën presidenti Raúl Castro do të arrijë miratimin e reformave ekonomike rrënjësore, të paralajmëruara prej tij. Ky është kongresi i parë i komunistëve kubanë prej gati 14 vjetësh.

NOA/DV

KOMENTE