SHBA, 17 Prill NOA - Një paraqitje ekstravagante, por mbi të gjitha ekstreme dhe provokuese.
Megjithatë në transformimet trasgresive të Lady Gaga, yllit më të diskutuar për momentin, nuk bën pjesë asnjëherë hija e kirurgjisë plastike.
“Asnjëherë nuk kam kërkuar ndihmën e bisturisë, siç bëjnë rëndomtë këngëtarët e tjerë”, - bëri të ditur këngëtarja në një intervistë të gjatë për Harper’s Bazaar, nga e cila janë paraqitur dhe disa foto të saj.
Në kundërkohë më trendin e Hollywood, Lady Gaga i thotë jo ndërhyrjeve plastike të jashtme. Për sa i përket paraqitjes së saj të re në videon “Born this way”, kënga e fundit, ajo shfaqet me eshtra të mprehta që dalin në supet e saj dhe në lidhje me këtë fakt Lady Gaga deklaron se, nuk bëhet fjalë për tualet, por janë me të vërtetë kockat e saj, që kanë qenë gjithmonë brenda saj dhe ajo ka pritur momentin e duhur për ti nxjerrë në pah.
r.b/NOA