Uashington, 17 prill 2011, NOA - NASA publikoi në faqen e saj në internet fotografimet e misionit të saj më të fundit në hapësirë, nëpërmjet një teleskopi gjigand, i cili bëri regjistrimin e qindra milionë galaktikave, yjeve, kometave dhe asteroidëve.
Që prej lëshimit të tij në hapësirë në dhjetor të 2009-ës, teleskopi Wise dërgoi në tokë 2.5 milionë fotografi.
Rrezja e fotografimit të teleskopit ishte përcaktuar në bazë të ndjeshmërisë termike të trupave në hapësirë.
Kjo do të thotë se aparati i fotografimit ishte në gjendje të dallonte objekte të largëta në hapësirë.
Tetorin e kaluar në teleskopin Wise u konsumua gjithë lënda termike, që i jepte mundësi atij të dallonte objekte të largëta në hapësirë dhe kjo bëri që për 4 muaj rresht teleskopi të ishte në kërkim të kometave dhe asteroidëve.
Pas këtyre fotografive astronomët janë të mendimit se do të duhet të kalojnë shumë vite që NASA të ketë në duar dëshmi të tilla të fotografimit në hapësirë.
mit/NOA