Tiranë, 17 prill, NOA – Gazetat kanë si argument kryesor të ditës së sotme reagimin e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve në lidhje me procesin e vendimmarrjes së Kolegjit Zgjedhor për 8 majin. Gjithashtu gazetat pasqyrojnë dhe zhvillimet nga të dy kampet për fushatën elektorale dhe deklaratat e drejtuesve të partive kryesore.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor artikullin me titull; “Geri Kokalari: Arvizu me mentalitet Guliveri”, i cili pasqyron një intervistë të shqiptaro-amerikanti të njohur në lidhje me qëndrimet e ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor; “Ristani: Po rrezikoni zgjedhjet”, i cili pasqyron deklaratat e kryetarit të KQZ-së në lidhje me vendimmarrjen e Kolegjit Zgjedhor dhe afatet për shqyrtimin e animimeve të subjekteve politike.
Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “Tuneli i Krrabës, rrezikon ‘Aktor’”, i cili flet për procesin e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan dhe procedurat e marrjes së ndërtimit të rrugës nga kompania greke.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është dhe ai me titull; “Greva e tetraplegjikëve, dy në spital”
Gazeta Shqiptare hapet me titullin kryesor; “ODIHR heq nga raporti kritikat për Berishë”, i cili pasqyron detaje nga dokumenti paraprak i raportit të ODIHR për situatën parazgjedhore në vend.
Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë: “Fino: Isha inferior ndaj Berishës president”, “Berisha lë pa paga komandot e Afganistanit, s’ka lekë”, “Shkrumbohet barakat e romëve në Shkodër”, “Prokuroria: Riktheni në burg pinarin dhe Delijorgjin”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor; “KQZ: Po tentohet prishja e zgjedhjeve”, i cili pasqyron deklaratat e kreut të KQZ-së në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor.
Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “Bino: Ndotja e ajrit në Tiranë vret 200 perona në vit”, “Limaj: Euleksi do të hetohet”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e DIEL, 17 Prill 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
a.k./NOA