English

Policia prangosen tre hajdutët

Tiranë, 17 prill 2011, NOA- Policia e kryeqytetit në sajë të operacionit të koduar

“Kërkimi Intensiv II”, janë kapur tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Sokol Krasniqi, 18 vjeç, lindur në Greqi dhe banues në fshatin Çukas i Ri, Lushnje, u arrestua pasi Gjykata e Vlorës, ka vendosur masën e sigurisë ndaj tij “Arrest në burg”, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes.

Ndërkohë një tjetër i ndaluar i akuzuar për “Vjedhje me anë të mashtrimit” është

Enkel Emiri, 43 vjeç, banues në Tiranë, i cili i kishte shpëtuar prej disa kohësh drejtësisë, pasi ishte dënuar me 1 vit burg, për veprën e sipërpërmendur.

Arjan Velaj i moshës 53 vjeçare është i ndaluar i tretë i cili akuzohet për vjedhje makinash, me banim në Tiranë.

Ky i fundit akuzohet se ka vjedhur një makinë tip “Reno” dhe ka thyer ditën tjetër xhamat e një makine tip “Citroen”.

a.y/NOA

KOMENTE