Pogradec, 17 prill 2011, NOA- (Update) Lidhur me shpërthimin në Pogradec policia e këtij qyteti është shprehur se, tritoli në banesën e Vasfi Syzos ishte vënë pas një pas një konflikti të djalit të këtij të fundit.
Sipas policisë bien poshtë dyshimet për shpërthimin e shtëpisë lidhur me pozicionin e
e drejtoreshës së Taksave në qytetin e Pogradecit, Rajmonda Syzo.
Burime zyrtare nga uniformat blu të Pogradecit bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, se nga shpërthimi është thyer një dritare e banesës dhe disa xhama të një furre buke në afërsi të vendit të shpërthimit.
Momentalisht pista kryesore e hetimit të policisë është një konflikt që ka pasur djali i çiftit Syzo me persona të tjerë në qytetin e Pogradecit, pasi sipas policisë djali i familjes Syzo rezulton të jetë një person me precedent penal kohë më parë.
Ndërkaq nga uniformat blu është hedhur poshtë dyshimi se shkak për shpërthimin të ketë qenë puna e drejtoreshës së Taksave në këtë qytet, Rajmonda Syzo.
Nga ana e policisë ka nisur puna për identifikimin e autorëve të këtij shpërthimi.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, por fatmirësisht si rrjedhojë e shpërthimit nuk ka pasur të lënduar.
a.y/NOA