Tiranë, 17 prill 2011, NOA – Selia rozë i ka cilësuar gënjeshtra ato që premton kandidati i mazhorancës për kryetar bashkie në Tiranë, Lulzim Basha, duke theksuar se kandidati Basha nuk ka asnjë ofertë për Tiranën. Në një reagim të shkurtër për mediat, anëtarja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Megi Ajtyresa bëri me dije se ato që kryeqytetasit dëgjojnë përditë nga goja e kandidatit të “Aleancës për qytetarin” janë tërësisht gënjeshtra.
“Po dëgjojmë përditë të tilla nga Luli e të tjerët, pra nga Saliu që s’ka asnjë ofertë për Tiranën”, tha Ajtyresa.
Sipas saj 8 maji është dita e llogarive të hapura të qytetarëve të Tiranës me Saliun për papunësinë, padrejtësinë dhe bllokimin e qëllimshëm të Këshillit Bashkiak.
“Kurrë më një politikë e tillë për Tiranën e gjithë Shqipërinë”, nënvizoi në fund të reagimit të saj Megi Ajtyresa.
mit/NOA